Lidhja e konsumatorëve
Lidhja e objekteve të personave juridik dhe fizik në rrjetin elektrik të Elektrodistribuimit bëhet në bazë të Vendimit për aprovim të lidhjes të dhënë nga ana e kompanisë.
Pëlqimi për lidhje në rrjetin elektrik të Elektrodistribuimit është i nevojshëm gjatë:
- ndërtimit të objektit të ri i cili i bashkohet rrjetit distributiv, vendosjes së gjeneratorëve nga burimet ripërtëritëse të energjisë elektrike për nevoja vetjake ose për shitje
- rritjes së fuqisë maksimale të njëhershme të miratuar të konsumatorit në rrjetin distributiv
- ndryshimit ose rikonstruimit të lidhjes sipas kërkesës së konsumatorit në rrjetin distributiv
- ndarjes së instalimeve të objektit i cili është veçmë i lidhur në rrjetin distributiv
- bashkimit të instalimeve të objektit i cili është veçmë i lidhur në rrjetin distributive
- Kërkesa për aprovimin e lidhjes dërgohet në Qendrën Energo të Konsumatorëve të Elektrodistribuimit.