Përgjegjësia Sociale


EFS mbështet 10 principet e Marrëveshjes Globale të cilat kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, mbrojtjen e mjedisit dhe anti-korrupsionin. Këta principe themelore jo vetëm që i respektojmë, por në suaza të veprimtarisë sonë ne përpiqemi t’i mbindërtojmë. Si anëtar të rrjetit lokal të Marrëveshjes, ne u zotuam se këto principe do t’i inkorporojmë si pjesë e strategjisë sonë zhvillimore, kulturës dhe punës së përditshme të Kompanisë. Kompania i përfshinë principet e përgjegjësisë shoqërore në të gjitha aktivitetet e saj dhe synon përmirësimin e kualitetit të jetës. Këto orvatje të EFS mund të grupohen në katër fusha kryesore: konsumatorë, të punësuar, mjedis jetësor dhe shoqëri.
Konsumatorët | Të punësuarit | Mjedisi jetësor | Shoqëria

Gjithmonë jemi të përgjegjshëm!

Në vend të parë janë konsumatorët tanë. Përmes procedurave të përditshme ne në vazhdimësi bëjmë përpjekje që konsumatorët të jenë në qendër të përpjekjeve tona. E transformuam mënyrën e shërbimit. Me qëllim që t’u përgjigjemi shpejt dhe në mënyrë më cilësore të gjitha kërkesave të konsumatorëve tanë, implementuam sisteme bashkëkohore informative, të cilët i automatizojnë proceset dhe informatat i bëjnë transparente dhe të arritshme. Hapëm edhe Qendër për Marrëdhënie me Konsumatorët, e arritshme 24 orë në ditë gjatë gjithë vitit. Konsumatorët kanë mundësi të informohen për shërbimet dhe ndërprerjet e furnizimit përmes një pike kontakti. Nëpërmjet analizave të informacioneve të cilat na i japin konsumatorët, ne përgatisim plane për mbindërtimin e rrjetit si dhe përmirësojmë cilësinë e furnizimit me energji elektrike.

Të punësuarit tanë janë elementi i radhës i rëndësishëm në strategjinë e EFS. Themeluam EVN Akademi si qendër speciale interne për edukim. Trajnimet në Akademi përfshijnë tema nga problematika të ndryshme, si: marrëdhënie me konsumatorët, gjuhë të huaja, trajnime teknike, si dhe ushtrime për mbrojtje gjatë punës. Ne jemi njëri nga punëdhënësit më të mëdhenj në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe vazhdimisht hapim vende të reja pune. Çdo vit ofrojmë programe për praktikantë nga universitetet e Maqedonisë. Programi i veçantë për punësim është i ashtuquajturi Trainee, përmes së cilit tashmë 70 të rinj kanë fituar mundësinë për t’u pajisur me përvojë praktike dhe njohuri. Programi parashikon krijimin e kuadrove të reja të afta përmes mentorëve dhe rotacionit në më shumë departamente dhe QEK-e.

Element tjetër i strategjisë sonë është mbrojtja e mjedisit jetësor. Në këtë fushë kemi më shumë projekte të veçanta, në mesin e të cilave mbrojtja e zogjve me habitate në rrjetin elektrik, shmangia e materialeve të rrezikshme nga stacionet e transformatorëve, si dhe shmangia e përgjegjësisë së mbeturinave.

Çështje dhe temë shumë e rëndësishme për ne është shoqëria. Si Kompani, veprimtaria e së cilës ndikon mbi një numër mjaft të madh të jetëve, jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë të cilën duhet ta bartim gjatë plotësimit të detyrave tona të punës. Mbështesim ngjarjet të cilat kanë të bëjnë me traditën lokale, investojmë në promovimin e sportit dhe shëndetit, kultivojmë idenë për trajtim të barabartë të të gjithë pjesëmarrësve në shoqëri. Jemi veçanërisht të përkushtuar në ngritjen e vetëdijes për shfrytëzimin e arsyeshëm të energjisë elektrike. Punojmë në projektin e veçantë: “Projekt shkollor” me të cilin i vizituam të gjitha shkollat në të gjitha komunat e vendit dhe edukuam nxënësit për rëndësinë e shfrytëzimit racional dhe të sigurt të energjisë elektrike nëpër shtëpitë e tyre.