Suksesi juaj është edhe suksesi ynë. Bëhu pjesë e EFS!

Ne jemi të orientuar për përmbushjen e pritjeve të përdoruesve tanë, ndërsa të punësuarit tanë janë resursi jonë më i rëndësishëm. EFS është kompani me objektiva ambicioze për realizimin e të cilave nevojiten persona të përgjegjshëm dhe inovativ, të përgatitur për sfida të reja të cilët përmes aplikimit të ideve dhe njohurive të tyre orientohen drejt realizimit të detyrave të përcaktuara dhe objektivave të përbashkëta. Kompania të punësuarve të saj u ofron mundësi për trajnim, zhvillim personal, zhvillimin e aftësive, fitim të përvojave të reja dhe avancim në karrierë në një atmosferë jashtëzakonisht të këndshme, me frymë të theksuar garuese dhe ekipore.

Nëse jeni të interesuar për karrierë në EFS ne vazhdimisht kemi pozita të hapura pune (të paraqitura më poshtë), ose mund të na dërgoni në çdo kohë biografinë (CV) tuaj dhe letrën shoqëruese në adresën [email protected]. Nëse konkurroni për shpallje konkrete, ju lutemi të aplikoni duke plotësuar formularin që gjendet brenda përshkrimit të pozitës, ose nëse preferoni përmes emailit, atëherë në lëndë shënoni se për cilin vend të punës paraqiteni. Të dhënat tuaja do të trajtohen me diskrecion optimal. Nëse kualifikimet tuaja u përgjigjen nevojave tona, ju do të ftoheni në intervistë.