Lidhja e konsumatorëve

Lidhja e objekteve të personave juridik dhe fizik në rrjetin elektrik të Elektrodistribuimit bëhet në bazë të Vendimit për aprovim të lidhjes të dhënë nga ana e kompanisë.

Pëlqimi për lidhje në rrjetin elektrik të Elektrodistribuimit është i nevojshëm gjatë:

  • ndërtimit të objektit të ri i cili i bashkohet rrjetit distributiv, vendosjes së gjeneratorëve nga burimet ripërtëritëse të energjisë elektrike për nevoja vetjake ose për shitje
  • rritjes së fuqisë maksimale të njëhershme të miratuar të konsumatorit në rrjetin distributiv
  • ndryshimit ose rikonstruimit të lidhjes sipas kërkesës së konsumatorit në rrjetin distributiv
  • ndarjes së instalimeve të objektit i cili është veçmë i lidhur në rrjetin distributiv
  • bashkimit të instalimeve të objektit i cili është veçmë i lidhur në rrjetin distributive
  • Kërkesa për aprovimin e lidhjes dërgohet në Qendrën Energo të Konsumatorëve të Elektrodistribuimit.